Njeriu i parë që udhëton në të gjithë botën pa fluturuar me avion

Njeriu i parë që udhëton në të gjithë botën pa fluturuar me avion

15:17, 28/11/2023
A+ Aa A-

Pas gati një dekade udhëtimi, një burrë danez është bërë personi i parë që viziton çdo vend në botë në një udhëtim të pandërprerë pa fluturim.

44-vjeçari Thor u nis në tetor 2013 në një mision ambicioz që ai priste se do t’i kushtonte katër vjet.

Ai mbërriti në vendin e tij të 203-të dhe të fundit-Maldivet-në bordin e një anijeje kontejnerësh, duke shënuar fundin e një aventure 3,512-ditore.

Ai kaloi të paktën 24 orë në secilin vend, duke udhëtuar me këmbë, makinë, autobus, tren dhe varkë-duke përfshirë 37 anije me kontejnerë.

‘Në këtë pikë, për mua, hipja në një anije me kontejner nuk është shumë e ndryshme nga hipja në një autobus të qytetit,’ qeshi ai.

Pedersen tha se ndërsa të tjerët kishin vizituar çdo vend duke përdorur aeroplanë, ai është i pari që ia doli ta udhëtojë botën krejtësisht pa fluturim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco