72 tentativa/ Burri padit shokun e tij: Nuk po më lë gruan shtatzënë

72 tentativa/ Burri padit shokun e tij: Nuk po më lë gruan shtatzënë

16:50, 23/11/2023
A+ Aa A-

Gjermani 29-vjeçar Demetrius Soupolos ka paditur fqinjin e tij Frank Maus 34 vjeç për shkelje të kontratës pasi ky i fundit nuk arriti të linte shtatzënë gruan e tij pas 72 tentativash, raporton NYP.

Soupolos kishte punësuar Maus për të ngjizur një fëmijë tashmë me ish-bashkëshorten e tij, mbretëreshën e bukurisë Traute, pasi ai ishte steril dhe Traute donte shumë një fëmijë. Ai mendoi se Maus do të ishte një zgjedhje e mirë për të mbajtur bashkë çiftin, pasi dy burrat kishin ngjashmëri dhe Maus ishte baba i dy fëmijëve.

Soupolos pagoi Maus 2600€ për punën e bërë dhe për tre herë në javë për gjashtë muaj, Maus u përpoq dëshpërimisht gjithsej 72 herë për të lënë shtatzënë Traute.

Image

Kur Traute nuk po mbeste shtatzënë, pas gjashtë muajsh, Soupolos këmbënguli që Maus të shkonte për një ekzaminim mjekësor që zbuloi se ai ishte gjithashtu steril.

Gruaja e Mau më pas u detyrua të rrëfente se Maus nuk ishte babai i vërtetë i dy fëmijëve të saj.

Në mbrojtjen e tij, Maus tha se ai nuk ‘ia kishte garantuar’ ngjizjen, por vetëm se do të përpiqej ‘ndershmërisht’ ta linte Traute shtatzënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco