‘Është jashtëzakonisht helmues’, një gjarpër i gjelbër ‘në arrati’ alarmon Holandën

‘Është jashtëzakonisht helmues’, një gjarpër i gjelbër ‘në arrati’ alarmon Holandën

18:45, 21/11/2023
A+ Aa A-

Një mamba e gjelbër ‘jashtëzakonisht helmuese’, rreth dy metra e gjatë, është arratisur nga shtëpia e pronarit të saj në jug të Holandës.

Pronari i gjarprit njoftoi policinë të hënën vonë në mbrëmje se i mungonte një zvarranik, ndërsa ai mori masa duke zhvendosur koleksionin e tij të gjarpërinjve në një zonë tjetër.

Autoritetet ngritën menjëherë alarmin, duke u bërë thirrje banorëve të rajonit jugor të vendit që të jenë më vigjilentë. Edhe komuna e Tilburgut u bëri thirrje banorëve të një lagjeje pranë stacionit të trenit që të jenë të kujdesshëm dhe ‘të mos i afrohen gjarprit’.

 ‘Mamba është e rrezikshme dhe kafshimi i saj është jashtëzakonisht helmues. Nëse kafshon dikë, është e rëndësishme që ai person të marrë trajtim mjekësor menjëherë’, thuhet në njoftimin e komunës, e cila postoi edhe një foto të zvarranikut jeshil në faqen e saj të internetit.

Banorëve u kërkohet që nëse e shohin gjarprin të qëndrojnë larg dhe të lajmërojnë menjëherë autoritetet. ‘Mos u mundoni ta kapni vetë’, thuhet në njoftimin paralajmërues.

Sipas ekspertëve të thirrur nga bashkia, gjarpri tropikal nuk do të dalë lehtë nga vendi ku është strehuar, për shkak të kushteve të motit që mbizotërojnë në Holandë.

 ‘Atij i pëlqejnë vendet e errëta dhe të ngrohta’, sqaroi bashkia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco