NASA pritet të zbresë në tokë copa nga një asterorid që rrezikon planetin

NASA pritet të zbresë në tokë copa nga një asterorid që rrezikon planetin

17:07, 22/09/2023
A+ Aa A-

Kur anija kozmike OSIRIS-REx të afrohet pranë Tokë të dielën, pritet që të sjellë një dhuratë të rrallë nga kozmosi: një kampion të mbledhur nga një asteroid i ndodhur pranë tokës, i cili quhet Bennu.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, anija kozmike do të lëshojë kapsulën në të cilën ndodhen 249 gram shkëmbinj asteroidi dhe tokë nga hapësira. Kapsula pritet të ulet në një zonë në shkretëtirën e Utah.

Image

Momenti kur të bëhet transportimi i materialeve rreth orës 10.00 të mëngjesit të së dielës, do të transmetohet live nga NASA.

Kapsula pritet të futet në atmosferën e tokës duke lëvizur me një shpejtësi prej 44,498 km për orë. Dhe, do të ulet në Utah, 13 minuta më vonë.

Pas lëshimit të kapsulës, OSIRIS-REx do të vijojë rrugën e saj në sistemin diellor për të siguruar pamje në detaje të një tjetër asteroidi që mban emrin Apophis.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco