Grabitje e pazakonta në qytezën italiane, 30 mace zhduken brenda 1 muaji

Grabitje e pazakonta në qytezën italiane, 30 mace zhduken brenda 1 muaji

16:48, 20/09/2023
A+ Aa A-

Grabitje të pazakonta po ndodhin në një qytezë të rajonit të Bolonjës. Banorët e qytezës së Pianoros kanë shprehur shqetësimin e tyre për mediat, pasi më shumë se 30 mace janë zhdukur brenda një muaji.

Autoritetet e alarmuara kanë nisur një gjueti për të zbuluar ata që janë përgjegjës për vjedhjet, mes zemërimit dhe shqetësimit të pronarëve të maceve.

‘Avaloni im flinte me mua, ai ishte familjar’, tregon një grua në mesomoshë me lot në sy gjatë prononcimit për një emision televiziv nga streha lokale e maceve.

‘Kemi bërë kërkime, madje kemi thirrur ekspertë dhe qen molekularë, por asgjë. Është mister’, i bën jehonë çështjes një tjetër, kafshët shtëpiake të të cilit u zhdukën në fillim të gushtit.

‘Kemi thirrje dhe kërkesa të vazhdueshme për ndihmë’, pohon sakaq drejtuesi i policisë lokale.

‘Ka për fat të keq, njerëz që grumbullojnë macet, sepse në mendjet e tyre të sëmurë, mendojnë se po i shpëtojnë’, shton ai. /A2

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco