Franca ndalon shitjet e iPhone 12, shkak nivelet e larta të rrezatimit

Franca ndalon shitjet e iPhone 12, shkak nivelet e larta të rrezatimit

14:29, 17/09/2023
A+ Aa A-

Franca ka urdhëruar Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për shkak të rrezatimit elektromagnetik.

Së fundmi mbikëqyrësi francez që drejton frekuencat e radios i tha gjithashtu kompanisë Apple që të rregullonte telefonat ekzistues.

ANFR e ka paralajmëruar Apple që nëse nuk mund ta zgjidhë problemin nëpërmjet një përditësimi të softuerit, do të duhet të tërheqë çdo iPhone 12 të shitur në Francë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ka asnjë provë që konfirmon se ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të nivelit të ulët është i dëmshëm për njerëzit.

iPhone 12 u lëshua për herë të parë në shtator 2020 dhe ende shitet në mbarë botën.

Apple i tha BBC-së rezultatet tregojnë që pajisja është në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse.

Ministri i teknologjisë së Francës, Jean-Noel Barrot i tha gazetës franceze “Le Parisien” se vendimi ishte për shkak të niveleve të larta të rrezatimit, sipas Reuters .

Ai tha se ANFR zbuloi se shkalla e përthithjes specifike e iPhone 12 (SAR) ishte mbi atë që lejohet ligjërisht, e cila është e dëmshme për shëndetin e njerëzve.

“Apple pritet të përgjigjet brenda dy javësh. Nëse ata dështojnë ta bëjnë këtë, unë jam i përgatitur të ndalojë përdorimin e iPhone 12. Rregulli është i njëjtë për të gjitha kompanitë teknologjike.”– tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco