Nisin konspiracionet rreth zjarreve në Hawaii: Janë shkaktuar artificialisht përmes ...

Nisin konspiracionet rreth zjarreve në Hawaii: Janë shkaktuar artificialisht përmes ...

18:13, 13/08/2023
A+ Aa A-

Zjarret shkatërruese në Hawaii kanë sjellë një teori të re konspirative nga mohuesit e ndryshimeve klimatike, të cilët sugjerojnë se shkatërrimi ishte orkestruar nga armët e energjisë të drejtuara nga qeveria federale, njohur ndryshe edhe shkurtimisht si DEW.

Përdoruesit e mediave sociale po qarkullojnë foto të rrezeve të dritës dhe lazerëve, që ata pretendojnë se janë marrë nga Hawaii përpara se zjarret vdekjeprurëse të kësaj jave të digjnin monumentet historike dhe të vrisnin të paktën 93 persona në ishullin Maui.

'Nëse zjarret në Hawaii ishin të natyrshme, çfarë dreqin është kjo?' një përdorues ka shkruar poshte një fotoje në rrjetin social X, ish Twitter.

Platforma e shënoi postimin me një paralajmërim që thoshte: Imazhi kap një ngjarje që ndodhi në Michigan në 2018, jo një ngjarje aktuale në Hawaii.

'Armët e Drejtuar të Energjisë (DEW) që përdoren në Hawaii janë mjaft të fuqishme, sa për t’i vënë flakën Oqeanit Paqësor,' tha nga ana tjetër personaliteti online i ekstremit të djathtë, Stew Peters.

DEW-të përfshijnë 'lazerë me energji të lartë dhe elektromagnetikë të tjerë me fuqi të lartë, - që - përdorin energji të përqendruar elektromagnetike për të luftuar forcat dhe asetet e armikut', sipas Zyrës së Përgjegjësive të Qeverisë së SHBA (GAO).

Megjithëse Departamenti i Mbrojtjes ka shpenzuar 1 miliard dollarë në vit për zhvillimin e këtyre armëve për të shuar kërcënimet me raketa dhe dron, një raport i GAO i prillit 2023 thotë se departamenti ka pasur probleme me vendosjen e këtyre teknologjive jashtë laboratorëve për shkak të mungesës së planifikimit të tranzicionit.

Komplotet e reja duket se lindin nga fakti se Laboratori Kërkimor i Forcave Ajrore i kishte kushtuar një krah të tërë zhvillimit të DEW-ve 'për të gjithë trafikun ajror që kryqëzon hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale Hawaii në vitin 2007', sipas një historie të Wired.

Drejtoria e Energjisë së Përqendruar ndodhet në bazën e Forcave Ajrore Kirtland në New Mexico.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco