Përmbytjet në Kinë shkatërruan magazinat e disa shtëpive botuese, miliona libra të dëmtuar

Përmbytjet në Kinë shkatërruan magazinat e disa shtëpive botuese, miliona libra të dëmtuar

16:31, 10/08/2023
A+ Aa A-

Përmbytjet në Kinë lanë pas shkatërrim dhe trishtim, veçanërisht kur shikon grumbujt masiv librash të ndotur dhe të dëmtuar nga tajfuni Doksuri në Xhuxhou, një qytet në jugperëndim të kryeqytetit kinez Pekin.

Punëtorët u munduan shumë që të shpëtonin sa më shumë libra në këtë magazinë, por humbjet ishin të mëdha.

Zonja Vu, e cila punon në magazinën e librave, i tha Reuters se stafi ndihej ‘zemërthyer’ për humbjen e madhe të asaj që e cilëson rezultat i shumë viteve punë të palodhur.

Xhuxhou është një qendër kryesore për industrinë botuese të Kinës, por shumë shtëpi botuese dhe magazina librash atje kanë parë depot e tyre të kthehen në një det librash lundrues, pasi qyteti u godit nga përmbytjet katastrofike, me humbje të vlerësuara në miliona.

BooksChina.com, një librari në internet, tha javën e kaluar se mbi katër milionë libra ishin ruajtur në një magazinë të përmbytur dhe stafi i saj priti disa orë ekipin e shpëtimit në katin e katërt. 

‘Që nga mbrëmja e 31 korrikut, kur filloi shiu i dendur librat u shkatërruan. Jo vetëm punonjësit e kompanisë, por çdokush do të ndihej i lënduar ta shikonte këtë pamje. Kjo kompani është rezultat i shumë viteve punë të palodhur. Sigurisht që jemi zemërthyer. Është një humbje e madhe.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco