Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Boll më! Fshati përrallor në Austri ‘vendos kufi’, për turistët

Boll më! Fshati përrallor në Austri ‘vendos kufi’, për turistët

22:03, 17/05/2023
A+ Aa A-

Boll më! Fshati turistik Hallstatt ka mbyllur dyert.

Ky vendim erdhi për shkak se në këtë fshat të Austrisë, ku mund të gjenden copëza nga filmi i animuar i Elsës, jetesa e banorëve po bëhej e pamundur.

Edhe pse në fshatin alpin jetojnë vetëm 780 vetë, dhe është shpallur vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO që prej vitit 1997, vitet e fundit është ‘pushtuar’ nga turistët.

Në pjesën më të madhe të kohës 10 mijë vetë e vizitojnë çdo ditë. Ata bëjnë selfie, foto dasme dhe shpesh futen edhe në shtëpitë e banorëve vendas për të përdorur tualetet e tyre.

Për rrjedhojë, ato kanë rrethuar zonën me një gardh për të frenuar turistët.

‘Ne kemi reaguar pas ankesave të banorëve të komunitetit’, tha për AFP një zyrtar komunal, i cili kërkoi të mos përmendet emri.

Në këto kushte, një fshat të ngjashëm mund të gjeni në Kinë, i cili është ndërtuar pikërisht i frymëzuar nga Hallstatt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco