Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Tentuan të kapnin zogjtë në telat elektrikë, momenti tragjik kur dy të rinj i zë korrenti

Tentuan të kapnin zogjtë në telat elektrikë, momenti tragjik kur dy të rinj i zë korrenti

19:37, 12/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Antalia të Turqisë, ku dy persona, janë plagosur rëndë pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa përpiqeshin të kapnin disa zogj të varur në telat e energjisë elektrike në një nga rrugët e qytetit.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar momentin fatkeq, kur dy të rinjtë, me anë të një shkopi të gjatë e drejtojnë atë sipër, por në një moment nga këmbët e tyre dalin shkëndija, duke bërë që ata t’i zërë korrenti, duke u përplasur në tokë.

Mësohet se njëri prej të rinjve ndodhet nën trajtim të vazhdueshëm mjekësor në Reanimacionin e spitalit rajonal të Antalias, ndërsa shoku i tij ka dalë nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco