A është kjo dhoma e Elon Musk? Përgjigjet miliarderi i Tesla-s

A është kjo dhoma e Elon Musk? Përgjigjet miliarderi i Tesla-s

18:15, 11/04/2023
A+ Aa A-

Elon Musk është një nga fytyrat e preferuara të përdoruesve kur vjen fjala te shakatë.

Dhe, kur pronarit të Twitterit i pëlqejnë shakatë, ai nuk ngurron që t’u përgjigjet.

Këtë radhë, një faqe e njohur për meme në Twitter bëri një shaka që rezultoi gjysmë e vërtetë.

Më konkretisht, ‘gaut’ publikoi foton e një dhome gjumi të boshatisur, me një dyshek në dysheme, dhe pretendohej se ajo ishte dhoma ku flinte Elon Musk, edhe pse është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Bashkë me foton, shkruhej: ‘Elon Musk ka një vlerë prej 188 miliardë dollarësh. Një prej njerëzve më të pasur në botë. Kjo është dhoma e tij.’

Image

Pasi fotoja u bë popullore në internet, pronari i Twitter shkroi në një koment: ‘Nuk është tërësisht e pasaktë. Fjeta në divanin e një miku javën që shkoi.’

Image

Shtëpia e vërtetë e Elon Musk

Në vitin 2022 ai njoftoi se do t’i shiste të gjitha shtëpitë e tij dhe se do të jetonte në shtëpitë e miqve. Edhe pse askush nuk e besoi, ai e bëri atë që tha.

Pas kësaj, Musk mori vendimin për të ndërtuar ‘barakën’ e tij pranë selisë qendrore të SpaceX në fshatin Boca Chica, Teksas.

Pronari i ri i Twitter-it nuk jeton vetëm në Boca Chica, që është vetëm dy milje nga kufiri meksikan, pasi shtëpia ngjitur është e rezervuar për njerëzit e tij të sigurisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco