13 rregullat e suksesit, që do të të duhen shumë në jetë

13 rregullat e suksesit, që do të të duhen shumë në jetë

14:45, 11/04/2023
A+ Aa A-

Mund të themi se fjala “sukses” është paksa e keqkuptuar, pasi shpesh lidhet me statusin financiar, duke harruar rritjen personale, apo suksesin vetjak në sfera të ndryshme të jetës. Gjithsesi, sido që ti t’i referohesh, suksesi ka disa rregulla që të ndihmojnë të arrish ku ti do:
 
Jepi vëmendjen e duhur edhe procesit, jo veç të ardhurave

Suksesi nuk matet vetëm me fitimin, por edhe me të gjithë rrugëtimin që të çon në një rezultat pozitiv.
 
Dështo me veprime, jo me fjalë

Dështimi është paksa i hidhur, por i nevojshëm. Është mirë që të dështosh me veprime, që ta dish çfarë nuk ecën e nuk shkon. Fjalët dhe mendimet, nëse nuk vihen në funksion, mbeten veç ide dhe kaq.

Thuaj “po”

Thuaji “po” përvojave të reja dhe mëso sa më shumë. Informohu, edukohu dhe hape mendjen ndaj gjërave që ndoshta nuk i di, apo nuk ke njohuri. Thuaj “po” kur bëhet fjala për një përvojë që do të të japë shumë.

Puno me të tjerët

Ne njerëzit jemi qenie sociale dhe jetojmë në komunitet, ndaj bashkëpunimi na vjen natyrshëm. Kështu që, për të arritur suksesin e dëshiruar, puno dhe ndërvepro me të tjerët, në mënyrë që të shkëmbeni sa më shumë ide. Secili ka një dhunti unike dhe kjo do të të ndihmojë shumë në ndërtimin e marrëdhënieve me të tjerët, si dhe me faktin që i vetëm dhe pa mbështetje, jo gjithnjë ia del.

Përkushtohu totalisht

Ky është një rregull shumë i rëndësishëm. Nëse ke një qëllim, përkushtoju atij, pa justifikime dhe pa faktorë të jashtëm.

Mëso nga kritikat

Kritikat do të jenë gjithnjë pjesë e jetës tënde. Ajo që duhet të bësh, është të mësosh prej tyre, në mënyrë që të përmirësohesh. Ndalo, mendo a ka të drejtë personi që të kritikon dhe nëse po, shiko se ç’mund të rregullosh.
 
Ji në dijeni të dijeve të tua

Ti je një person i aftë që ke një aftësi të caktuar. Që ta perfeksionosh atë, duhet të mësosh më shumë rreth aftësisë tënde, si dhe t’ia dish vlerën asaj.
 
Qëndro një person i thjeshtë

Nuk ka rëndësi se sa para ke, sërish, duhet ta kuptosh që njerëzit që të mbështesin, apo punojnë për ty, meritojnë të gjithë respektin dhe konsideratën tënde. Sa më shpejt të largohesh nga egoja apo ndjenja e supermacisë, aq më shumë do t’i motivosh njerëzit përreth dhe aq më mirë do të ndihesh.
 
Krijo kontakte me njerëzit më të mirë

Njerëzit e suksesshëm të motivojnë, ndaj rrethoje veten me njerëz që kanë ide brilante, apo që kanë disa virtyte nga të cilat mund të mësosh shumë.
 
Ruaj integritetin

Sigurisht, ka rrugë shumë të thjeshta për të pasur sukses, por ndoshta këto rrugë cenojnë të tjerët dhe janë të pandershme. Ndaj, vendos në peshore integritetin dhe dëshirën e madhe që ti ke për të pasur sukses afatgjatë. Nëse do që suksesi yt të jetë i bazuar në vlera, atëherë, bëj një rrugë më të gjatë, por që do të të shpërblejë shumë.
 
Ki besim te vetja

Vetëbesimi është një aftësi shumë e mirë që do të të japë një dorë të mirë në çdo fushë të jetës. Mbështetu në aftësitë e tua, besoji instinkteve, sigurisht, qëndro edhe vigjilent ndaj rreziqeve.
 
Kur duhet, thuaj “jo”

Vendos prioritetet, çmoje kohën tënde dhe ki në mendje qëllimet e tua. Nëse nuk do ta bësh diçka, thuaj “jo” dhe kaq.
 
Më shumë komunikim

Përgjigjju telefonatave, mesazheve dhe e-maileve. E dimë që ndonjëherë i injoron, por duhet ta bësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco