Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

VIDEO/ I moshuari ulet në mes të rrugës, për të shijuar ... diellin

VIDEO/ I moshuari ulet në mes të rrugës, për të shijuar ... diellin

10:41, 09/04/2023
A+ Aa A-

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e pazakontë nga Mostari i Bosnje e Hercegovinës, ku një burrë i moshuar qëndron i ulur në një kolltuk në trotuar.

Një përdorues i TikTokout ka publikuar një video me mbishkrimin ‘Një është Mostari’, ku dëshmon situatën e pazakontë në këtë qytet.

Burri i moshuar në video duket se kishte vendosur të shijonte diellin, ndërsa qëndronte në trotuar para ndërtesës, i ulur në kolltuk dhe vështronte drejt rrugës.

Akoma nuk dihet sesi kishte përfunduar kolltuku në rrugë, kurse videoja për pak kohë është bërë virale në rrjetet sociale, ku vetëm në videon e parë (origjinale) ka marrë mbi 100 mijë shikime dhe qindra komente.

‘Një ditë e zakonshme në Mostar. Lum ata, ata kanë ulëse të mira, e jo sikurse ne nga druri. Mbreti i asfaltit. Po e pret taksinë. E ka dëbuar gruaja’, ishin disa nga komentet e shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco