Komedia 'Një dasmë e hatashme' vjen për dy net në skenën e teatrit 'Skampa' të Elbasanit

Komedia 'Një dasmë e hatashme' vjen për dy net në skenën e teatrit 'Skampa' të Elbasanit

10:43, 14/02/2023
A+ Aa A-

“NJË DASMË E HATASHME” me regji nga Kiço Londo dhe me trupën e aktorëve Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha do të vihet në skenën e Teatrit Skampa të Elbasanit.

I zoti dasmës Kiço Londo.

Komedi tipike britanike që përfshin një numër të  pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë.

Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të  përdorin shërbyesen e dhomave.  Situata  bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores.

Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët.Gjitthçka funksionon në fund por jo pa dhimbje. Kohëzgjatja 80 min.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco