Rikthehet pas 50 mijë vitesh kometa E3

Rikthehet pas 50 mijë vitesh kometa E3

17:10, 30/12/2022
A+ Aa A-

Një kometë që nuk është parë që nga koha kur Neandërtalët popullonin Tokën pritet që të bëjë një ‘udhëtim kthimi.’ Astronomët tashmë kanë shpërndarë edhe foton e parë të detajuar të ‘topit kozmik prej bore’.

E njohur formalisht si C/2022 E3 (ZTF), kometa e orbitën diellin çdo 50 mijë vite dhe pritet që t’i afrohet planetit tonë më 1 prill të 2023.

E3 është zbuluar në mars, por shkencëtarët së fundmi shkrepën foton e parë të detajuar të saj që tregon edhe bishtin në të gjitha ngjyrat e tij.

Kometa është shumë e zbehtë për t’u parë pa një teleskop por mund të shihet me sy të lirë kur të jetë 26 milionë milje larg nesh.

E3 do të jetë kometa e pare që mund të shihet me sy të lirë që nga kalimi i NEOWISE në korrik të 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco