Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë mbetet nën thundrën e Edi Ramës, rrëzon rekursin e liderit të opozitës për të marrë pjesë në Parlament

VIDEO/ Peshkaqeni dhelpër bie në rrjetat e peshkatarëve në Sarandë

VIDEO/ Peshkaqeni dhelpër bie në rrjetat e peshkatarëve në Sarandë

17:42, 29/12/2022
A+ Aa A-

Mëngjesin e hershëm ditës së sotme dy peshkatarët Mateo Gugashi dhe Spartak Ahmeti, ose Taku i Malisë siç e njohin në Sarandë u nisën si zakonisht për të ngritur rrjetat e peshkimit të hedhura ditën e djeshme në vendin e quajtur Pogajet.

Dëshira dhe shpresa e tyre ishte që në prag të vitit të ri, gjuetia t'ju sillte bereqet dhe vërtet ashtu doli. Pasi mbërritën në vendin ku kishin hedhur rrjetat dhe gjetën simallurën e fundit filluan të tërhiqnin rrjetat, por për habi ata ndjenë se diçka jo e zakonshme po ndodhte në fundin e detit.

Në këto kushte të dy peshkatarët filluan të tërhiqnin me vështirësi rrjetat dhe t’i hidhnin në skaf. Duke ngritur rrjetat u habitën kur panë rrjetat të copëtuara. Menjëherë kuptuan se një egërsirë e madhe u kishte copëtuar rrjetat. Kur rrjetat u afruan ata panë një peshk gjigant. Në rrjetat e tyre kishte rënë një peshkaqen i gjatë 1.5 m i quajtur Apepu (peshkaqen dhelpër, por që konsumohet) dhe me një peshë 150 kilogramë. Nuk është hera e parë që në rrjetat e tyre bien egërsira si kjo e sotmja.

Peshkaqeni dhelpër ka bishtin e gjatë dhe e përdor atë edhe si ‘ kamzhik’ për të goditur prenë e tij. Kryesisht ushqehet me peshq. Notin mirë dhe shpejt dhe ka aftësi fiziologjike të ruajë temperaturën e brendshme të trupit më të ngrohtë se ai i ujit të detit përreth.

Pavarësisht madhësisë nuk është i rrezikshëm për njerëzit për shkak të dhëmbëve të vegjël. Ndërsa është shumë i çmuar për peshkatarët për shkak të mishit të tij dhe të vajit të mëlçisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco