‘Jurassic Park’ mund të bëhet realitet, tashmë studimet i financon CIA

‘Jurassic Park’ mund të bëhet realitet, tashmë studimet i financon CIA

18:38, 18/10/2022
A+ Aa A-

Klonimi i specieve të zhdukura ka qenë një ëndërr e rrëfyer në shumë filma hollivudianë, duke filluar nga ‘Jurassic Park’.

Por kjo fantazi mund të shndërrohet në realitet relativisht shpejt. Ndër vite kanë qene të shumta kompanitë private, por edhe agjencitë shtetërore, që janë marrë me mundësinë e klonimit të kafshëve të ndryshme.

Por klonimi i një specie të zhdukur do të përbënte një hap më lartë, dhe mundësitë shtohen kur vetë CIA amerikane është një nga financuesit kryesorë.

Image

Agjencia e njohur e shërbimeve sekrete ka financuar kompaninë ‘Colossal Biosciences’, që ka si objektiv klonimin e mamuthit, specie gjigante e familjes së elefantëve, që për mijëra vjet ka bashkëjetuar me njerëzimin, duke u zhdukur nga ndryshimet klimaterike dhe gjuetia.

Siç shpjegojnë autorët e eksperimentit, ata presin që të lind jo ekzaktësisht një mamuth prehistorik, por një elefant që mbart brenda vetes specifikat e mamuthit, si përshembull rezistenca ndaj të ftohtit.

Image

Kjo është pika kyçe e çështjes.

Praktikisht, fondet e CIA nuk i drejtohen shumë llojit të kafshës së klonuar, që mund të jetë edhe nga specie të tjera si tigri i Tasmanisë ose zogu Dodo tashmë i zhdukur, por vetë perfeksionimi i teknologjisë së klonimit.

Praktikisht bëhet fjalë për një kafshë që do të ketë veti të reja, si rezistenca ndaj të ftohtit ekstrem, duke hedhur dyshimin se që kjo teknologji mund të përdoret për krijimin e ‘superushtarëve’ efektivë në çdo terren dhe fushëbetejë, edhe pse këtu ndoshta hyjmë vërtetë në fushën e fantazisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco