VIDEO/ Majmuni ndjek dhe vret pulëbardhën në mënyre makabre

VIDEO/ Majmuni ndjek dhe vret pulëbardhën në mënyre makabre

12:21, 10/03/2022
A+ Aa A-

 

Një majmun i kopshtit zoologjik u shndërrua në King Kong kur u ngjit në një shtyllë, zuri një pulëbardhë dhe e goditi për vdekje, ndërkaq shikuesit mbetën të tmerruar.

Sipas medieve të huaja, turistja Bec Adamson dhe djali i saj, Dominik, ishin dëshmitarë të rrahjes brutale prej pesë minutash kur shkuan në kopshtin zoologjik Chester në Cheshire të Anglisë më 26 shkurt.

Në një video të regjistruar nga mamaja 32-vjeçare, majmuni me qime të zeza, që qëndron në shtyllë, rrëmben një pulëbardhë të madhe teksa kalon pranë.

Majmuni e mban zogun nga koka dhe e përplas në mënyrë të përsëritur drejt shtyllës.

Ky momenti i kujtoi asaj skenën ikonike të filmit King Kong, ku gorilla gjigante hip në Empire State Building në qytetin e New York-ut dhe kap aeroplanët nga qielli për t’i shkatërruar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco