I pastrehu nga San Francisco:’Më paguajnë të qëndroj në rrugë, nuk i shpenzoj paratë për qera'

I pastrehu nga San Francisco:’Më paguajnë të qëndroj në rrugë, nuk i shpenzoj paratë për qera'

11:23, 16/02/2022
A+ Aa A-

Gjatë një hulumtimi të kryer ne San Francisco, lidhur me të pastrehët, gazetari dhe shkrimtari amerikan, Michael Shellenberger ka treguar historine e një burri që thotë se e quajnë James.

Ai e pyeti nëse mund ta filmojë më kamerën e tij dhe menjëherë ai e aprovoi kërkesën.

Jam një narkoman i vjetër. Nuk dua ta fsheh. Por tani kjo është zgjedhja ime. Është shumë e thjeshtë. Më paguajnë 620 dollarë në muaj që të jetoj në rrugë, plus rreth 200 tjera për ushqim dhe rroba”, tha ai.

Gazetari, nga ana tjetër i habituer e pyeti: “Te jemi real, qyteti ju paguan të jeni i pastrehë”.

“Natyrisht dhe nuk doja ta humbja këtë mundësi – mjaftoi një telefonatë”, i përgjigj James duke qëndruar plotësisht i qetë.

Nuk dua të paguaj qiranë dhe budallallëqet tjera. Këtu i kam të gjitha që kam nevojë. Madje edhe telefon që ka Netflix dhe Amazon, ku mund të kënaqem duke shikuar seriale”, shtoi i pastrehu.

Megjithatë, pavarësisht përparësive, Jmaes thotë s në periferinë e San Franciscos jetojnë rreth 30 mijë të pastrehë, ku shumë prej tyre janë të varur nga lëndët e ndryshme narkotike.e jeta në rrugë është mjaft e rrezikshme.

Sipas disa statistikave të kryera së fundmi, në periferinë e San Franciscos jetojnë rreth 30 mijë të pastrehë, ku shumë prej tyre janë të varur nga lëndët e ndryshme narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco