Mbresëlënëse/ Kushton 3 mln euro, të rinjtë ndërtojnë vetë një Bugatti... prej balte

Mbresëlënëse/ Kushton 3 mln euro, të rinjtë ndërtojnë vetë një Bugatti... prej balte

09:50, 09/02/2022
A+ Aa A-

Një ndër makinat më luksoze dhe të kushtueshme në botë është Bugatti Chiron, me një vlerë që përafrohet në 3 milionë euro.

Pavarësisht çmimit të shtrenjtë, që i mundësohet vetëm një elite të vogël në botë, pronarët e pasur duhet të presin porosinë për muaj të tërë, pothuajse një vit.

E njëjta kohë i është dashur edhe 4 shokëve, me shumë pak para, që duke punuar me pasion dhe fantazi, kanë ndërtuar një model që të paktën nga larg, ngjason shumë me automjetin luksoz.

Djemtë nga Vietnami kanë publikuar videon e krijesës së tyre, e ndërtuar pothuajse tërësisht me fibër xhami dhe baltë.

Në një vit, djemtë e specializuar në qeramikë, kanë punuar me vëmendje çdo detaj, ndërkohë që shoku i tyre inxhinier arriti të fuste në atë ‘vazo’ gjigante një motor të vogël, të mjaftueshëm për të ecur në rrugët e fshatit të tyre.

“Jemi të varfër, por kemi ëndrra të mëdha”- thonë ata në videon e gjatë të punimeve, që ka arritur me shumë se 7 milionë shikime dhe ka marrë lëvdata të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco