A e kanë homoseksualët p... më të madh?

A e kanë homoseksualët p... më të madh?

21:24, 16/07/2018
A+ Aa A-

Një kërkim i Kinsey Institute ka krahasuar gjatësinë e penisit me orientimin seksual të 5122 burrave, 935 prej tyre ishin gay.

Sipas studimit këta të fundit kishin një mesatare prej 16.5 cm gjatësi. Ndërsa mesatarja e gjatësisë për heteroseksualët arrinte 15,5 cm.

Sipas kërkuesve diferenca në gjatësi lidhet me doza të ndryshme hormonale të marra që nga shtatzënia, edhe pse nuk përjashtohen faktorë të tjerë gjenetikë.

Shpjegimet mbi diferencën e përmasave lidhen me nivelet hormonale prenatale të cilat influencojnë edhe orientimin seksual.

Bazuar në një kërkim të fundit të publikuar nga Shoqata e Urologjisë, përmasat mesatare të penisit vijojnë nga 9,16 cm deri në 13.12 cm në ereksion.

Përtej ironisë kërkuesit kanë për qëllim të përdorin studimin për të ulur pasiguritë e burrave lidhur me përmasat,pasiguri të tilla mund të çojnë edhe në zhvillimin e problemeve psikologjike.

David Veale, psikiatër ka publikuar një studim të zhvilluar me 15.521 burra nga e gjithë bota. Atyre u është matur penisi nga një skuadër mjekësh me procedura standarde. Shpesh problemi në lidhje me çështjen është se vlerësimi “i madh dhe i vogël” shpesh është subjektiv.

Nga kampioni i studiuar dalim në përfundim se gjatësia mesatare e organit mashkullor është siç e thamë më sipër 9,16 cm dhe 13.12 cm në ereksion. Vetëm 5 burra nga 10 kanë gjenitalet më të gjata se 16 cm e vetëm 5 nga 100 kanë gjatësi më të vogël se mesatarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco