Kuzhina turke. Mësoni 5 receta tradicionale për t’i gatuar për familjarët tuaj

Kuzhina turke. Mësoni 5 receta tradicionale për t’i gatuar për familjarët tuaj

12:36, 06/07/2018
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Hynker Begendi” në shqip do të thotë e Preferuara e Madhërisë

Receta:

Per 4 veta.

500 gr mish qingji.

2 speca,

2 domate.

Hudher.

Kripë e piper .

Majdanoz.

Pak vere te kuqe e pak sheqer per kremin.

2 patellxhana.

Nje gote qumësht.

Nje luge miell.

Përgatitja:

Skuqim mishin ne vaj, hedhim domatet e grira, hudhrën, specat deri sa te zbuten, i hedhim sheqerin gjithmonë kur përdorim domate hedhim sheqer ne mënyre qe te ulim aciditetin e domates.

Hedhim verën dhe ulim gazin dhe presim deri sa te zihet ne zjarr te ngadaltë.

Kripen e piperin ne te gjitha ushqimet i hedhim ne pese-minuteshin e fundit.

Kremi

Skuqim miellin me gjalpin i hedhim qumësht dhe e përziejmë vazhdimisht deri sa te trashet.

Marrim dy patëllxhanët i vendosim ne furrë ashtu siç janë. Presim deri sa te zbuten kur te jene pjekur dhe zbutur i heqim lëkuren. Pastaj me pirun i shtypim masën e bashkojmë me kremin. E shtrojmë ne një piatance. Sipër i hedhim mishin dhe majdanozin e grire.

Kjo është nje nga pjatat me te famshme turke.

 

Image

 

Imam Bajelldi

(Legjenda thotë se kur bashkëshortja ia gatoi burrit të saj Imamit këtë gjellë, atij i pëlqeu aq shumë sa i ra të fikët)

Për 6 patëllxhanë duhen:

1 kg qepe te grira

1 kg domate ne kubike (hiqjani lëkuren )

3 speca

Thelpinj hudhre te grire

Mish, Majdanoz, kripe, piper, vaj ulliri

Përgatitja

Priten rripa rripa patëllxhanët,  shpohen me pirun, lyhen me vaj ulliri dhe kripe e piqen ne furre me temperature maksimale derisa te bëhen te bute.(rreth 30 min)

Skuqen ne vaj ulliri qepet, shtohen sipas radhe hudhrat, specat dhe ne fund domatet. Rregullohen me kripe, piper dhe lihen per disa minuta ne zjarr.

Nxirren patëllxhanët nga furra dhe hapen pak ne mes me nje thike dhe shtyhet tuli qe te lirojmë vend per mbushjen, mbushen me kujdes dhe rreshtohen ne tepsi.

Pasi mbushen u hidhet pak nga lëngu i gjellës qe ka tepruar dhe piqen ne furre ne 200 grade per 40 minuta.

Spërkaten me djathë te grire dhe mund te serviren me feta domate e me ullinj e bërxolla mishi.

 

Image

 

Simite turke për Kebab

250gr miell "00"

250gr miell "manitoba"( miell qe ka maja vet brenda )

20gr maj birre

1 lugë kafe sheqer

1 lugë kafe kripë

1 lugë gjelle vaj ulliri

300ml uje i vaket

Marrim një tas dhe shkrijmë majanë me ujin e vakët. Shtojmë më pas kripën, sheqerin, vajin dhe miellin.

I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë e butë dhe të mos ngjisë. E lëmë të  vijë për nja 2 orë, pastaj e marrim dhe e ndajmë në topa të rrumbullakët 20 cm dhe i vëmë në tepsi. Ndezim furrën të ngrohet me 200 gradë dhe më pas i pjekim për 10 minuta derisa pjesa e poshtme të bëhet ngjyrë të artë. Më pas i nxjerrim nga furra dhe i fusim në një enë qelqi dhe i vëmë kapa sipër dhe i lëmë të zbutem. Më pas i mbushim sipas dëshirës me perime të skuqura me djathë, me mish dhe patate, me qoftë dhe patate dhe djathë dhe kështu përgatisim kebabin turk.

 

Image

 

Kunefe (ëmbëlsire Turke)

Perberesit:

500 gr kadaif

400 gr djathe krem

100 ml qumesht

150 gr gjalpe i shkrire

300 gr sheqer 200 ml uje

Leng nga gjysma e limonit

Përgatitja e Kunefes:

Grijmë kadaifin, shtojmë gjalpin dhe i përziejmë te dyja. Ne tepsinë e furrës shtrojmë gjysmën e kadaifit. Ne një ene përziejmë qumështin me kremin e djathit, shtrojmë masën sipër kadaifit. Sipër kremit te djathit shtrojmë dhe pjesën e dyte te kadaifit. Pjekim ne 170 grade C per 30 minuta deri sa te skuqet.

E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet. Sherbetin ia hedhim kur ta konsumojmë. Sherbeti: ziejmë sheqerin dhe ujin me lëngun e limonit per 4 minuta pasi merr vale, ja hedhim ëmbëlsirës te nxehte ....

 

 

Image

 

Llokume sulltani

Përbërësit:

-2 lugë gjelle miell

-1 litër qumësht

-250 gr gjalpë

-2 gota uji sheqer

-1 paket vanilje

-2 gota uji

-Arra

-Kanellë

-Kokos

Përgatitja:

Së pari skuqim sheqerin dhe gjalpin, dhe shtojmë miellin. Më pas duke i përzier këta përbërës shtojmë gradualisht edhe qumështin. E heqim enën nga zjarri kur e shohim që është fituar një përbërje më e trashë dhe shtojmë edhe qesen me vanilje dhe e përziejmë edhe për 10 minuta të tjera. Të gjithë këtë masë të fituar e fusim në frigorifer për 2 orë dhe më pas I ndajmë në copëza, brenda fusim copën e arrës me kanellë, i mbyllim dhe i bëjmë në formë të topit dhe i rendisim në tepsi. Kjo procedurë përsëritet derisa të përfundoj i tërë brumi. Më pas, përsipër hedhim kokos dhe I fusim përsëri në frigorifer derisa të vije koha që t’i shërbeni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco