Rruga për në kutinë e votimit, këtë vit është më ndryshe

Rruga për në kutinë e votimit, këtë vit është më ndryshe

12:24, 14/02/2021 Nga Erdonit Hoxha

Rrugët e mbushura me borë e acari i madh që ka prekur gjithë Kosovën, veçanërisht Prishtinën, nuk po i ndalon qytetarët për t’iu drejtuar kutive të votimit.

Te shkolla e mesme e ulët ‘Faik Konica’ në kryeqytet, shumë qytetarë, të rinj e të moshuar, ecnin me kujdes e nuk i heqin sytë nga shkallët e rrëshqitshme, duke mos dashur të rrëzohen, pa kryer obligimin e tyre qytetar.

Me të hyrë në hollin e shkollës, përpara shihnin një tabelë të madhe orientuese dhe disa persona të autorizuar që u tregonin atyre se nga të shkonin drejt klasave ku do votonin.

Pos qytetarëve, nëpër këmbët e stafit menaxhues të zgjedhjeve silleshin edhe kameramanët e gazetarët, të cilët po prisnin liderin e NISMËS, Fatmir Limaj, për të votuar.

Një detaj që bie në sy, është se të gjithë ishin me maska, ndonëse distanca nuk është që ruhej shumë.

Nga ana tjetër, për Syri.net Kosova, është deklaruar edhe drejtoresha e shkollës ‘Faik Konica’, Jehona Oruqi.

Oruqi tregoi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që ndodhi deri në ora 11:30.

Ajo tha se nuk ka pasur pa rregullsi, e as mungesë të materialit të duhur për zgjedhje.

Mjaft të entuziazmuar nga këto zgjedhje, po duken edhe disa qytetarë.

Antigona Topanica, qytetare e Prishtinës, për Syri.net Kosova ka treguar se përse ka dalur të votojë.

“Pres mos me pas korrupsion, pres me pas punësim të rinjve dhe po pres që me ua konfiskuar krejt pasurinë që liderët e kanë fitu në mënyrë jo të ligjshme” tha ajo.

Topanica shtoi se përkundër motit të acartë, ajo dhe nëna e saj kanë dalur me shumë qejf për të votuar.

“Dolëm me qejf, edhe pse koha shumë e ftohtë, por, s’ka lidhje, me rëndësi është ndryshimi që do të ndodhë” tha ajo.

Njerëzit dilnin e hynin në dyert e kësaj shkolle, e nuk munguan as prindërit që u shoqëruan nga fëmijët e vegjël, të cilët edhe pse nuk e kuptonin se çka po ndodh në të vërtetë, e ndjenjë frymën e të votuarit.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco