AAK e ka një ftesë për qytetarët

AAK e ka një ftesë për qytetarët

11:02, 14/02/2021

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka mbajtur konferencë për media.

 Ai ka ftuar që të dalin të votojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Tahiri tutje tha se pas këtyre zgjedhjeve na presin sfida të mëdha.

‘Informatat e e para që i kemi në komunat e Kosovës,mësojmë se procesi ka filluar mirë dhe se vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk është paraqitur ndonjë parregullsi. Nga shtabet tona komunale mësojmë se përkundër reshjeve të dendura të borës, shumica e rrugëve janë te hapura dhe qendrat e votimit janë të gatshme për qytetarët e Kosovës’.

 ‘Ftojmë qytetarët e Kosovës që përkundër motit të vështirë, të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës në mënyrë që ta forcojnë Kosovën si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm, dhe në përballje me sfidat që na presin, veçmas në ballafaqimin me Serbinë por edhe sfidat me ekonominë. Është moment feste dhe shfrytëzojnë këtë duke dalur masovisht për të votuar’, ka thënë Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco