Osmani: Sot është një ditë e bardhë për Kosovën

Osmani: Sot është një ditë e bardhë për Kosovën

10:14, 14/02/2021

Kandidatja për deputete, njëherësh e nominuar nga Vetëvendosje për pozitën e presidentes Vjosa Osmani, e ka kryer obligimin e saj qytetar.

Ajo e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu dhe dy vajzat e tyre, e ka hedhur votën e saj në Qendrën e Votimit që është e vendosur në Fakultetin Teknik.

Osmani pas votimit është deklaruar për media ku ka kërkuar nga qytetarët që të dalin dhe të votojnë.

Osmani është parë së bashku me burrin e saj Prindon Sadriun dhe dy vajzat.

U.d e presidentit ka votuar në fakultetin Teknik.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, ftesë e veçantë për të gjitha vajzat dhe gratë”, ka thënë ajo.

“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë mërgatën tonë, që kanë bërë një sakrificë të madhe duke ardhë e duke marrë pjesë në votime përmes postës”, ka thënë e njejta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco