Në Komoran hapet me kohë qendra e votimit

Në Komoran hapet me kohë qendra e votimit

10:02, 14/02/2021

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

E probleme në hapjen e vendvotimit në Komoran, raportohet se nuk ka pasur.

Agron Jusufi, menaxheri i qendrës së votimit në Komoran tha për Syri Kosova se qendra e votimit është hapur në ora 07:00 pa ndonjë vonesë.

Po ashtu, ai theksoi se në krahasim me vitin e kaluar, për te njëjtën orë, këtë vit ka pasur më pak votues.

"Gjithçka ka nisur në kohë dhe pa probleme. Deri tani nuk pasur shumë qytetarë që kanë votuar, nëse e krahasojmë me zgjedhjet e fundit, flasim për të njëjtën orë, kjo ndoshta për shkak të motit të ftohtë" tha Jusufi.

Ai bëri thirrje që qytetarët e Komoranit të dalin për të votuar dhe ta shprehin lirshëm dëshirën e tyre për subjektin që ata mendojnë se duhet t'i përfaqësojë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco