Avokati i Popullit sot mban të hapura zyrat për të pranuar ankesa eventuale për zgjedhjet

Avokati i Popullit sot mban të hapura zyrat për të pranuar ankesa eventuale për zgjedhjet

08:20, 14/02/2021

Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë të ditur se sot do të mbaj të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale gjithandej nëpër vend, dhe po ashtu ekipet do të jenë në terren për të monitoruar procesin zgjedhor.

“Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Ankesat po ashtu mund të pranohen edhe në email adresën zyrtare të IAP-së në info@oik-rks.org apo në numrat e telefonit të zyrës qendrore në Prishtinë, tel: +383 38 223 782 dhe 223 783. Adresat e zyrave regjionale të IAP-së i gjeni në www.oik-rks.org.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco