Ja sa mërgimtarë kanë pasur të drejtë vote në zgjedhjet e 14 shkurtit

Ja sa mërgimtarë kanë pasur të drejtë vote në zgjedhjet e 14 shkurtit

07:39, 14/02/2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka pranuar 43 mijë e 477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.


Pranranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e forcave të rendit.

Afati për dërgimin e votave me postë ka qenë nga 2 deri më 12 shkurt.

Më herët KQZ-ja ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, 103,582 qytetarë jashtë Kosovës u është mundësuar e drejta e votimit.

Ky institucion ka bërë verifikimin e votuesve jashtë vendit, përmes thirrjeve telefonike dhe ka thënë se rreth 27 mijë aplikacione për votim janë refuzuar.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, të drejtë vote kanë 1.794.862 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco