LDK: Nuk kemi informacione për probleme eventuale

LDK: Nuk kemi informacione për probleme eventuale

07:36, 14/02/2021

LDK përmes një komunikate për media ka deklaruar se procesi zgjedhor ka filluar dhe nuk kanë informacione për problemet eventuale.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se komisionerët e këtij subjekti janë duke dhënë kontributin e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

 

“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se procesi zgjedhor ka filluar dhe ende nuk kemi informacione për probleme eventuale në fillimin e procesit të votimit.  Të gjithë komisionerët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.  Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor.  Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco