Ku voton Albin Kurti?

Ku voton Albin Kurti?

07:23, 14/02/2021

Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të votojë nesër në Fakultetin Ekonomik-Juridik në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur nga LVV, në njoftimin e të cilës thuhet se Kurti do të jetë i pranishëm në qendrën e votimit në orën 09:30.

 

“Kryetari dhe Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, do të votojë nesër, në orën 9:30 në qendrën e votimit 1913E – Fakulteti Ekonomik-Juridik Prishtinë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndryshe nga Kurti, kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, do të votojë në Fakultetin Filologjik në po të njëjtën orë.

Në këtë fakultet pritet të votojë edhe kandidati për këtë pozitë nga PDK, Enver Hoxhaj, nga ora 10:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco