'Gernaçat' që na sollën miliarda, vërshojnë Kosovën për votimin historik të 14 shkurtit

'Gernaçat' që na sollën miliarda, vërshojnë Kosovën për votimin historik të 14 shkurtit

23:29, 13/02/2021 Nga B. T

Me qindra e mijra qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë e veprojnë jashtë vendit si pasoj e kushteve  socio ekonomike, me mbajtjen e zgjedhjeve ia kanë mësyer vendlindjes për të votuar.

Nëpër qytete janë shtuar këtë fund javë automjetet me targa të huaja e po ashtu edhe nëpër lokale.

Disa kanë nisur të vijnë me automjete, shumë të tjerë me autobusë e aeroplanë.

Dihet shumë mirë se diaspora dërgojnë miliarda euro remitenca e tash ata duan të jenë edhe pjesë e zhvillimeve politike me votën e tyre.

Qindra automjete me targa të huaja kanë hyrë e po hyjnë në Kosovë orët këto ditë. 

Po ashtu dhjetra autobusë  të organizuar me simbole e veshje kombëtare kanë mbërritur  nga vendet të ndryshme evropiane.

Derisa vetëm sot drejt Kosovës kanë ardhur 26 aeroplanë me votues të cilët me të zbritur në Aeroportin e Prishtinës  kanë dhezur atmosferën efestë t%veshur me veshje kombëtare e simbole.

Po ashtu edhe nesër pritetn ardhje të shumta si nga toka po ashtu edhe nga ajri 

Zyrtari për informim nga Aeroporti i Prishtinës Bujar Gashi tregoi për "Syri.net" se nesër pritet të vijnë në Kosovë 19 aeroplanë nga vende të ndryshme evropiane. 

Sipas tij 6 aeroplanë vijnë nga Zvicra, 5 nga Gjermania, 4 nga Franca, 2 nga Austria dhe 2 nga Turqia.

Ai tregoi po ashtu se sot në ANP kanë ardhur 26 aeroplanë, ku 9 prej tyre ishin nga Zvicra, 12 nga Gjermania, 4 nga Franca (mulhouse) 1 nga Turqia

Derisa edhe nga kompanitë e autobusëve nga  Kosova tregojnë për "Syri.net" se  kanë ardhur mbi 20 autobusë me mërgimtarë nga vende të ndryshme evropiane si nga Zvicra, Gjermania, Austria e vende tjera.

Shefi i Stacionit të  Autobusëve të Prishtinës Sheqir Abazi, tregoi për "Syri.net", se posa linjave të rregullta ndërkombëtare ka pasur  numër të shtuar të ardhjeve të autobusëve nga vende evropiane ditët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco