Votuesit e  verbër dhe me shikim të dobësuar  mësohen si të votojnë përmes këtij modeli

Votuesit e verbër dhe me shikim të dobësuar mësohen si të votojnë përmes këtij modeli

13:38, 12/02/2021

Misioni i OSBE-së përfundoi një seri prej pesë punëtorish me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës (SHVK) për të mbështetur votuesit e verbër dhe me shikim të dobësuar që të votojnë në mënyrë të pavarur në zgjedhjet parlamentare.    

Në këto punëtori u trajnuan rreth 1,300 votues të verbër dhe me shikim të dobësuar se si të votojnë përmes modelit të Braille-it, i siguruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

“Votimi është një nga instrumentet e llogaridhënies në duart e njerëzve. Në një shoqëri demokratike, votimi është edhe përgjegjësi. Prandaj, duhet të ekzistojnë të gjitha kushtet për t’i mundësuar çdo personi në listën e votuesve që të hedhë votën e tij ose të saj, në mënyrë të pavarur dhe private,” u tha pjesëmarrësve të punëtorisë në Prishtinë  Kilian Wahl, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Ne të gjithë duhet të mbajmë mend se çdo votë është e barabartë dhe çdo votë llogaritet. Prandaj, ju mund të bëni ndryshim,” shtoi  Wahl.

Punëtoritë u mbajtën nga trajnues të degëve të SHVK-së në mbarë Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco