Aty ku e nisën, Vetëvendosje përmbyll fushatën në Prishtinë

Aty ku e nisën, Vetëvendosje përmbyll fushatën në Prishtinë

12:55, 12/02/2021

Lëvizja Vetëvendosje në krye me kandidatin për kryeministër Albin Kurti janë mbledhur sot për të përmbyllur fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Syri Kosova.

E pranishme në këtë tubim është edhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani si dhe kandidatët tjerë për deputetë nga kjo parti.

Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osamni, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku edhe ishte vendosur një mbishkrim “Qeveria Kurti”.

Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpartiakët.

Edhe Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.

Ish-kryeministri Kurti me këtë rast u shpreh i bindur në fitore, duke ripërsëritur se këto zgjedhje janë referendum për VV-në dhe Kosovën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco