Mbushet sheshi i Prishtinës, kjo po ndodh aktualisht në kryeqytet (Foto)

Mbushet sheshi i Prishtinës, kjo po ndodh aktualisht në kryeqytet (Foto)

12:43, 12/02/2021

Kandidati i VV-së për kreun e Qeverisë, Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani kanë marshuar shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osamni, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku edhe ishte vendosur një mbishkrim “Qeveria Kurti”.

Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpartiakët.

Edhe Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.

Ish-kryeministri Kurti me këtë rast u shpreh i bindur në fitore, duke ripërsëritur se këto zgjedhje janë referendum për VV-në dhe Kosovën.ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco