Gecaj i LDK-së, e krahason Hotin me Rugovën

Gecaj i LDK-së, e krahason Hotin me Rugovën

10:44, 12/02/2021

Anëtari i LDK’së, Bajram Gecaj ka deklaruar se finalja e përballjes me Serbinë kërkon vizionin e Ibrahim Rugovës.

Gecaj tha se shteti i Kosovës ka nevojë e domosdoshmëri për urtësinë, insistimin, konsistencën dhe vullnetin e pathyeshëm mbi 30 vjeçar të LDK’së.

Ai thotë se Avdullah Hoti është përfaqësuesi më i denjë i këtij vullneti këmbëngulës

Postimi i plotë:

Finalja e përballjes me Serbinë kërkon vizionin e Ibrahim Rugovës dhe largpamësinë tanimë të sprovuar shtet-formuese të LDK-së. Shteti ynë ka ende nevojë e domosdoshmëri për urtësinë, insistimin, konsistencën, paluhatshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm mbi tridhjetëvjeçar të LDK-së. Avdullah Hoti është përfaqësuesi më i denjë i këtij vullneti këmbëngulës. Nuk është kjo kohë për eksperimente me individë e subjekte të sprovuara për të kundërtën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco