Kurti me video-mesazh: Votoni, këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen

Kurti me video-mesazh: Votoni, këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen

19:26, 11/02/2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se mërgata e Kosovës është duke votuar masivisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kurti me anë të një videoje të publikuar në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se përveç se një pjesë e diasporës pos që ka dërguar votat me postë, disa prej tyre janë nisur me autobusë drejt vendit për 14 shkurt.

“Mërgata është duke votuar masivisht, votat disa janë duke i dërguar me postë dhe disa të tjerë janë nisë me autobusë drejt vendit”.

“Ne që jemi në Kosovë nuk kemi arsye për të mos dalë, të duhet të dalim të votojmë. Së bashku, duhet të bëhemi të gjithë pjesë e historisë më 14 shkurt. Krejt duhet të zgjedhim drejt dhe ta votojmë LVV-në”, ka thënë Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco