Bëjnë 2 mijë kilometra rrugë për ta votuar Vetëvendosjen, Kurti publikon foton me mërgimtarët

Bëjnë 2 mijë kilometra rrugë për ta votuar Vetëvendosjen, Kurti publikon foton me mërgimtarët

11:40, 11/02/2021

Kandidati për kryeministër nga LV-ja Albin Kurti, katër vllezër që kanë ardh nga Franca e Gjermania për të votuar VV-në.

Kurti, tregoi se Liridoni, Labinoti, Dibrani dhe Durimi, katër vëllezërit Krasniqi në vitin 2014 ishin larguar ilegalisht për në Evropë, në kërkim të një jete normale.

Tre prej tyre qëndrojnë në Francë, e njëri në Gjermani, që të katër u larguan pa shpresën për t’u kthyer, e me bindjen që nuk do të votojnë më në Kosovë.

"Ata i prita në selinë qendrore të Lëvizjes. Tani, pas 7 viteve, ata bënë 2 mijë kilometra rrugë për ta votuar VETËVENDOSJE!-n, si mundësi e shpresë për t’u kthyer një ditë në atdhe", tha Kurti.

Sipas tij suksesi i qeverisë tonë varet e matet me atë se sa e bëjmë vendin tonë të dashur edhe të jetueshëm.

"Ne do të punojmë që të larguarit pa dëshirë të kthehen e ta bëjnë Kosovën sipas dëshirave të tyre e krejt neve", tha kandidati i LV-së për kryeministër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco