KQZ-ja ka pranuar 14 mijë e 625 fletëvotime nga jashtë

KQZ-ja ka pranuar 14 mijë e 625 fletëvotime nga jashtë

11:27, 11/02/2021

Koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka thënë se deri më tani janë pranuar 14 mijë e 625 pako të fletëvotimeve nga jashtë.

 

Në një mbledhje që po mbahet në KQZ, Ahmetaj ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme janë marrë 362 pako me fletëvotime të supozuara.

“Gjatë ditës së sotme kemi kontaktuar me të gjitha pako dhe është konfirmuar se në njërën prej postave kemi sasi të pakove që mund t’i tërheqim. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me Postën e Kosovës. Nga posta DHL na është kërkuar që të bëhet tërheqja e një zardi për shkak se nuk i përket pakove me fletëvotime por është një zarf i një klienti të DHL dhe kemi marrë të gjitha masat për një gjë të tillë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco