Zgjedhjet e së dielës, ja sa të burgosur kanë të drejtë të votojnë

Zgjedhjet e së dielës, ja sa të burgosur kanë të drejtë të votojnë

10:43, 11/02/2021

Mbi 1000 të burgosur dhe të paraburgosur që gjenden në qendrat korrektuese dhe në qendrat e paraburgimit në Kosovë, të dielën kanë të drejt t’i drejtohen kutisë së votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen.

Tashmë Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), i ka dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën prej 1351 të burgosurve me të drejtë vote..

Për t’u mundësuar të drejtën e votimit personave që gjenden prapa grilave, SHKK ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që procesi zgjedhor të shkoj ashtu siç duhet.

Zyrtari i lartë për komunikim me publikun në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Florent Gashi për arbresh.info ka dhënë detaje rreth të burgosurve që kanë të drejt votë, si dhe mënyrës së votimit që do të bëhet brenda burgjeve.

“Aktualisht në institucionet korrektuese 1351 të burgosur kanë të drejtë vote. Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK) i ka dërguar listën KQZ-së me këtë numër”, ka thënë Gashi.
“Votimi do të zhvillohet ditën e njëjtë me 14 shkurt të dielën, procesi do të zhvillohet në të njëjtën kohë me zgjedhjet që do të zhvillohen jashtë”

Gashi po ashtu tha se SHKK ua ka krijuar të gjitha kushtet në mënyrë që të burgosurit të japin mendimin e tyre në lidhje me këto zgjedhje.

Ndryshe, vendim i Gjykatës Kushtetuese rreth ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, që ishte bërë me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, bëri që qeveria e kryesuar nga Avdullah Hoti të bie.

Pas kësaj, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Pas konsultimit me liderët e subjekteve politike, Osmani caktoi 14 shkurtin si ditë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco