Kandidatit të LVV-së i bëjnë ofertë: 500 euro në këmbim të 500 votave

Kandidatit të LVV-së i bëjnë ofertë: 500 euro në këmbim të 500 votave

09:51, 11/02/2021

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi përmes llogarisë së tij në Facebook ka publikuar për siç thotë ai një ofertë të cilën e ka marrë përmes këtij rrjeti social.

Loshi thotë se i janë ofruar 500 euro në këmbim të 500 votave, shkruan Syri Kosova. 

Ai e ka dënuar këtë aktë, duke kërkuar që rastet e tilla të shitblerjes së votës të ndiqen penalisht nga organet e rendit.  

Më erdhi një ofertë interesante në Inbox. 500 euro për 500 vota. Jo një euro, por as edhe një cent nuk e jap për votën. Shpresoj që të paktën në Listën e Vetëvendosjes të mos gjendet një kandidat që do të japë para në këmbim të votës. Shitblerja e votës është dhënia dhe marrja e mitos e kjo quhet korrupsion. Shitblerja e votës është vepër moralisht dhe penalisht e denueshme”, ka shkruar Loshi.

Postimi i plotë i Loshit:

Më erdhi një ofertë interesante në Inbox. 500 euro për 500 vota. Jo një euro, por as edhe një cent nuk e jap për votën. Shpresoj që të paktën në Listën e Vetëvendosjes të mos gjendet një kandidat që do të japë para në këmbim të votës. Shitblerja e votës është dhënia dhe marrja e mitos e kjo quhet korrupsion. Shitblerja e votës është vepër moralisht dhe penalisht e denueshme.

Ne po e kërkojmë votën për NDRYSHIM. Ata që shesin dhe ata që blejnë votën nuk janë për ndryshimin. Ata janë për ngecjen në vend dhe degradimin. Blerja e votës sot është lajm i keq për qytetarin e Kosovës dhe është lajm i keq për demokracinë. Blerja e votës është tradhëti ndaj vullnetit për ndryshim. Refuzo ofërtat e tilla dhe denonco ato. Ky është hapi i parë në luftën kundër korrupsionit e që do të jetë luftë e vështirë.

Në foto: Nga takimi im me qytetarët në Prishtinë.

Me respekt, 

Dr. Liri Loshi, kandidat pe?r deputet

#KrejtdheDrejt127

#liriloshi89

Më erdhi një ofertë interesante në Inbox. 500 euro për 500 vota. Jo një euro, por as edhe një cent nuk e jap për votën....

Posted by Liri Loshi on Wednesday, February 10, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco