Statovci: Prioritet do të jetë edhe rregullimi i çështjes së listës esenciale të barnave

Statovci: Prioritet do të jetë edhe rregullimi i çështjes së listës esenciale të barnave

08:17, 11/02/2021

Kandidatja për deputete nga Lista Vjosa, Jeta Statovci tha se është e rëndësishme që të bëhet rregullimi i çmimit të barnave në Kosovë.

Duke folur për programin e Vetëvendosjes për shëndetësinë, Statovci tha se nuk duhet lejuar më që të abuzohet me këto çmime.

“Jemi në dijeni që ka qenë një udhëzim administrativ që ka pasur tendencë rregullimin e çmimeve të barnave. Ideja është që të ketë një kontroll pasi shëndeti është interes nacionale dhe nuk duhet të lejohet abuzimi me këto çmime. Kemi parë raste që disa barna kanë qenë me çmime të larta gjatë gjithë pandemisë dhe kjo ka folur edhe më së miri për faktin që duhet të ketë një mekanizëm i cili e mbron interesin qytetar dhe që e rregullon edhe çmimin e barnave”, ka thënë Statovci në ktv.

Ajo ka folur edhe për mungesë të spitaleve rajonale duke thënë se qëllimi i VV-së është që t’i funksionalizojë ato sa më shpejtë që të jetë e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco