Ramiz Lladrovci me akuza të rënda për Limajn: Profiter që ikte nga betejat e vetalivanosej

Ramiz Lladrovci me akuza të rënda për Limajn: Profiter që ikte nga betejat e vetalivanosej

20:38, 10/02/2021

Në tubimin përmbyllës të PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, që është edhe kryetar i kësaj komune, ka pasur fjalë të rënda për kryetarin e NISMA-së, Fatmir Limajn. 

Ai ka thënë se Limaj është “trim” i zgjedhjeve duke ironizuar se lideri i Nismës në luftë kishte bërë “tërheqje taktike”.

Lladrovci ka deklaruar se Limaj kur bëri “tërheqje taktike” nga beteja e Grykës së Llapushnikut kërkonte banjo deri në Likoc të Skënderajt.

“Një “trim” i zgjedhjeve, po kërkon vota edhe në komunën tonë në emër të UÇK-së, duke u përpjekur për ta goditur kandidatin tonë për Kryeministër z. Enver Hoxhaj. Për dijeninë tuaj, ua rikujtoj se po ai, në betejën më të rëndësishme siç ka qenë ajo e Grykës së Llapushnikut, ka bërë “tërheqje taktike” nga beteja dhe deri në Likoc të Skenderajt ka kërkuar banjo. I njëjti, para betejës së Rahovecit është vetalivanosur kinse është helmuar me kafe, duke bërë sërish “tërheqje taktike”, akoma pa nisur beteja”, ka thënë Lladrovci.

Tutje i pari i komunës së Drenasit ka thënë se e njeh Limajn si “paren e kuqe”.

Lladrovci ka ftuar qytetarët e Drenasit që t’ia tregojnë vendin kundërshtarëve politikë duke e votuar PDK-në.

“Pra, e njohim si paren e kuqe atë që po e konteston Enver Hoxhajn për kryeministër. Ftoj  qytetarët e dashur të komunës së Drenasit, së bashku, t’ua tregojmë edhe një herë vendin kundërshtarëve politik dhe profiterëve të shpërndarë nëpër parti të ndryshme, ashtu siç ua kemi treguar vendin në gjashtë palë zgjedhje të kaluara”, ka shtuar Lladrovci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco