PDK e çon në këmbë Drenicën, ja si mbahet tubimi në Drenas e Skënderaj

PDK e çon në këmbë Drenicën, ja si mbahet tubimi në Drenas e Skënderaj

19:23, 10/02/2021

Dy tubimet e paralajmëruara sonte nga PDK-ja në Drenicë kanë ngritur në këmbë qytetarët e Drenasit dhe Skënderajt. 

Nga fotot dhe pamjet nga ky tubim, shihet se salla e hotelit ku po mbahet tubimi i PDK-së në Drenas është e stërmbushur me njerëz.

Ndërsa, qindra qytetarë kanë mbetur jashtë sallës pasi nuk ka pasur vend brenda.

Po ashtu, në tubimin që pritet të mbahet në Skënderaj janë nisur një numër i madh qytetarësh dhe përkrahësish të Partisë Demokratike nga Broja, me flamuj të PDK-së dhe UÇK-së.

Ata dëgjohen duke brohoritur UÇK dhe Hashim Thaçi. 


       

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco