'Me 14 shkurt, ndahet shapi prej sheqerit'/Kurti: Drejt referendumit gjithëpopullor

'Me 14 shkurt, ndahet shapi prej sheqerit'/Kurti: Drejt referendumit gjithëpopullor

18:17, 10/02/2021

Kreu i VV-së, Albin Kurti i cili në këto zgjedhje po kandidon për postin e kryeministrit, ka prezantuar disa fotografi nga fushata zgjedhore e VV-së, e cila më shumë po organizohet në sheshe e rrugë të ndryshme të vendit, shkruan Syri.net Kosova.

Ajo që bie në sy, Kurti pothuaj gjatë gjithë kohës e ka në krah, Vjosa Osmanin, e cila me listën e VV-së po synon që ta merr postin e presidentes.

Por tash së fundi, Kurti është parë në shoqërim edhe të gruas së stij norvegjeze.

Fushata e VV-së, identifikohet me flamurin kuq e zi, kordelet e kuqe, por edhe zemrat e kuqe, një simbolikë kjo për ditën e zgjedhjeve e cila do të jetë në ditën e të dashuruarve me 14 shkurt e cila njihet si dita e 'Shën Valentinit'.

Pas kësaj, Kurti tha se fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit.

Tutej Kurti shtoi se shpresa e tyre është tek 14 shkurtit, drejt referendumit gjithëpopullor

“Fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit.Krejt shpresën e kanë te 14 shkurti, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet. Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje. Do të shërbejmë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj”, shtoi Kurti.

Gjithashtu Albin Kurti theksoi se me dalje masive dhe përkrahje të Vetëvendosjes, një herë e mirë Kosovën po e sjellin në binarë të drejtë të progresit.

“Me dalje masive dhe përkrahje listës së Lëvizjes me numër 127, një herë e mirë i japim fund avazit të vjetër dhe krejt Kosovën tonë e sjellim në binarë të drejtë të progresit”.

Fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit. Krejt shpresën e kanë te 14...

Posted by Albin Kurti on Wednesday, February 10, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco