Hoti: Me 14 shkurt, Gjilani dhe Anamorava do ta demonstrojnë dashurinë për shtetin

Hoti: Me 14 shkurt, Gjilani dhe Anamorava do ta demonstrojnë dashurinë për shtetin

16:20, 10/02/2021

LDK-ja sot e ka vazhduar fushatën e saj në Gjilan, shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti.

"Jam i lumtur me pritjen e jashtëzakonshme që na bënë gjilanasit. Sa shumë entuziazëm e zell për Lidhjen tonë!

Më 14 shkurt, qytetarët e Gjilanit dhe gjithë Anamoravës do ta demonstrojnë dashurinë e tyre për shtetin e Kosovës!

Forcat e urrejtjes dhe përçarjes përnjëherë po e përmendin dashurinë, sepse po e dinë që qytetarët nuk duan dhunë e kaos, por zhvillim e stabilitet.

Të dielën jam i bindur që do të dalim fitues. Qytetarët do të votojnë për demokracinë, e jo për shami-kuqtë e autokracinë që haptas duan ta zhbëjnë Republikën tonë.", ka shkruar Hoti në Facebook.

Falemnderit Gjilan! Jam i lumtur me pritjen e jashte?zakonshme qe? na be?ne? gjilanasit. Sa shume? entuziaze?m e zell...

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, February 10, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco