Haradinaj nga Deçani merr zemër dhe përmend sërish referendumin për bashkimin me Shqipërinë

Haradinaj nga Deçani merr zemër dhe përmend sërish referendumin për bashkimin me Shqipërinë

15:22, 10/02/2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë prezent sot në tubimin qendror në Deçan.

I pritur nga mijëra simpatizantë, Haradinaj ka folur për planet e AAK-së për ekonominë, shëndetësinë dhe politikën e jashtme.

Haradinaj, që është edhe kandidat për President, ka kapur edhe temën e dialogut me Serbinë.

“Punët e vështira të Kosovës i kanë ra në hise Deçanit dhe i ka kry Deçani, i ka kry qysh duhet. Edhe i ka kry edhe i ka ulë kryet, pra nuk është lavdëruar gjithë kohën se i kryem ne punët. Edhe punët që kanë mbetur për t’u kryer kemi me i kry, për me e kry borxhin që ia kemi vendit tonë”, tha fillimisht Haradinaj.

“Vuçiq mendon se duke flirtuar me Rusinë e Kinën, Amerika dhe aleatët tanë perëndimor kanë me e marrë me të mirë, por gabon. Serbia ka mujtë me qenë në BE para shumë vjetëve dhe me u zhvillu, por ai e ka lënë popullin e vet keq. Ndërsa ne si Kosovë e dimë se ku po duam të shkojmë, pra i kemi aleatët dhe synimet e qarta”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco