Hoti nga Gjakova: Duam ta ruajmë rendin demokratik, s’kemi orientime të kuqe

Hoti nga Gjakova: Duam ta ruajmë rendin demokratik, s’kemi orientime të kuqe

18:32, 09/02/2021

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij synon që ta ruajë rendin demokratik në Kosovë, duke u bërë thirrje qytetarëve të Gjakovës që të dalin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoti ka thënë se kanë synim mbrojtjen e zejeve me ligj në mënyrë që të mbahen gjallë ato.

“Kemi mbështetur masivisht bizneset, a e dini çfarë duan, i mbajnë mend politikat fiskale të Qeverisë Mustafa, tash e mbajnë mend pakon e rimëkëmbjes. Nuk i kemi orientimet e kuqe por civilizuese, ta ruajmë rendin demokratik në Kosovë. Gjakova ka pasur rol historik, kthehuni në historinë e popullit shqiptar dhe të dielën tregojeni veten”, ka thënë Hoti para elektoratit.

“Vota të dielën do të jetë për demokracinë, për tu ndje i barabartë, votë për arsim e shëndetësi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco