Kandidati për president: Duam paqe me Serbinë, por jo kompromis në dialog

Kandidati për president: Duam paqe me Serbinë, por jo kompromis në dialog

17:09, 09/02/2021

Kandidati i AAK-së për president dhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në një tubim në Suharekë, ka folur për të ardhmen e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe bisedimet me Serbinë.

Haradinaj, që është i vetmi në fushatë që po flet hapur për temën e pashmangshme, atë të dialogut, ka treguar se për Kosovën nuk ka kthim prapa.

“Ne s’kemi çka me humb më shumë se sa që kemi humbë në luftën e fundit, ne tani kemi me fitu. Pra nuk do të dorëzohemi, nuk do të bëjmë lëshime, nuk do të bëjmë kompromise. Do ta ruajmë Kosovën e 17 shkurtit me territor, me kufi, me atë që është”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Kosova është e interesuar për të jetuar në paqe me Serbinë e rajonin, por duke e respektuar e mbrojtur atë që është e vetja.

“Por, dëshirojmë me jetu në paqe me Serbinë, dëshirojmë me jetu në paqe në rajonin tonë, por kuptohet duke u respektu, duke e mbrojt tonën”, tha ai.

“Ne po dojmë me i dhënë fund konfliktit, asaj që ka mbete e pambyllur me Serbinë, por po ashtu dëshirojmë edhe me i dhënë një afat kohor të caktuar, pra nuk mundemi të presim pa kufi”, deklaroi mes tjerash Haradinaj në tubim.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco