Votimi nga diaspora, KQZ njofton se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime

Votimi nga diaspora, KQZ njofton se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime

14:15, 09/02/2021

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora.

Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së, bëri të ditur se të gjitha fletëvotimet do të ruhen në Ministrinë e Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt.

“Kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora, të gjitha do të ruhen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt, pastaj do të bëhet transferimi i tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, ku do të bëhet vlerësimi i tyre”, tha ai.

Votimi nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco