Osmani premton luftimin e korrupsionit që po ndikon në zvogëlimin e investimeve të huaja

Osmani premton luftimin e korrupsionit që po ndikon në zvogëlimin e investimeve të huaja

13:46, 09/02/2021

Ushtruesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, tha se zhvillimi ekonomik do të ketë sukses kur komunikimi me bizneset vendore është i sinqertë e kur bashkëpunimi me ta realizohet brenda kornizave qartë dhe strategjikisht të definuara.

Ajo tregoi se sot, në bashkëbisedë me bizneset të cilat janë pjesë e platformës Partneriteti për Zhvillim Ekonomik, diskutuan për politikat konkrete dhe vizionin për zhvillimin ekonomik të vendit në vitet në vijim.

"Në thelb të këtij angazhimi është padyshim përkushtimi për luftim të korrupsionit, i cili për vite tashmë paraqitet si një nga top 3 pengesat kryesore për zhvillimin e bizneseve në vend, e që po ashtu ndikon drejtpërdrejt edhe në zvogëlimin e investimve të huaja në Kosovë",tha Osmani.

Kryekandidtja për deputet tha se ka theksuar rëndësinë e sistemit dual të edukimit për rivitalizimin e tregut të punës dhe uljen e kostove të bizneseve vendore, të cilat aktualisht një pjesë të mirë të resurseve të tyre e përdorin për aftësimin e punëtorëve për punë.

Orientim strategjik mbetet mbështetja e inovacionit dhe digjitalizimi i shërbimeve publike që do t’i jepte përkrahje substanciale kompanive vendore që ofrojnë shërbime në fushën e TIK. 

"Përfundimisht, angazhimi ynë në këtë drejtim do të ketë suskes të qëndrueshëm vetëm duke ofruar mundësi të barabarta, e në këtë drejtim, së pari dhe mbi të gjitha do të punojmë për fuqizimin e grave në tregun e punës", tha Vjosa Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco